Kapiteni i Kombëtares kuqezi, Berat Gjimshiti luajti 90 minuta në ndeshjen që skuadra e tij Al Diriyah fitoi përballë Al Hazem.

Mbrojtësi u vlerësua me notën 6.6 në fund të sfidës. Kjo është dueli i dytë që Gjimshiti luan, teksa në debutimin e tij kundër Al Nasr gjërat nuk shkuan siç priteshin.

33-vjeçari ka ndarë foto nga ndeshja në rrjetet sociale teksa shkruan: “Perfomancë e mirë nga ekipi, 3 pikët e para”.

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb