Marshimi i protestës së 84-të në Tiranë ka vijuar edhe në zonën e ish-Bllokut, ku protestuesit kanë përsëritur thirrjet kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

“Shqiptarët e bashkuar, pushteti i tmerruar” është një prej sloganeve të brohoritura gjatë marshimit, ndërsa protestuesit kanë kërkuar sërish dorëheqjen e Ramës.

Në ditët e fundit, kjo thirrje është bërë pjesë e pandarë e marshimeve të protestuesve në rrugët e Tiranës.

Protestuesit shprehen se do të vijojnë qëndresën dhe marshimet, duke kërkuar ndryshim politik dhe largimin e qeverisë. Marshimi në ish-Bllok vijon mes thirrjeve dhe pankartave kundër pushtetit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb