Para takimit ndaj Tiranës, trajneri i Egnatias, Nevil Dede preku tema të ndryshme në konferencë për shtyp.

“Një sezon sa më të mbarë për të gjithë, gjendja e lojtarëve tanë është shumë e mirë. Harmonia në grup është maksimale, ky fakt na gëzon pa masë, kemi dy mungesa të rëndësishme, Bakajoko që do kohën e gjatë për rikuperim pas një ndërhyrje të suksesshme, i uroj shërim të shpejtë. Dhe Haime për një trajtim që ta kemi sa më shpejt që është e mundur ta kemi pranë skuadrës. Mbështjetja e klubit është maksimale, ky sezon i ri na gjen mirë, jemi gati për tu përballur me Tiranën.

Ka shumë elementë që ndikojnë në përgatitjen e ndeshjes. Egnatia është historia e momentit e futbollit shqiptar, këtë duhet ta dinë mirë të gjithë, besoj që është një përballje shumë e bukur, çdo kush do të kishte dëshirë të ishte pjesë, jo vetëm për ta luajtur por edhe për ta ndjekur në stadium, është një vitrinë luksi për Superioren. Jam i lumtur me këtë grup djemsh, ata stërviten çdo ditë, nuk kursehen, nuk më sjellin kokëçarje, janë gati për përballjen, duhet të jemi në fokus”, deklaroi Dede.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb