(foto ilustruese) SHKODËR- Dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur mbrëmjen e sotme një kazino, në lagjen muzeale të qytetit të Shkodrës.
Mësohet se brenda kazinosë, në momentin kur kanë hyrë personat e maskuar nuk ka pasur asnjë person tjetër, përveç personelit. Duke i drejtuar armët personelit, ata kanë mundur të grabisin nga aty 4 milionë lekë të vjetra.
Policia e këtij qyteti ka mbërritur tashmë në vendngjarje dhe po heton për identifikimin dhe kapjen e autorëve të grabitjes. Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se autorët janë larguar nga vendngjarja me një motor.
(ma.ar/BalkanWeb)