Një dron rus ka goditur ndërtesën kryesore të Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SBU) në Kiev, njoftoi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
Sipas tij, sulmi ka ndodhur në rrugën Volodymyrska, përballë Katedrales së Shën Sofisë, ndërsa droni dyshohet se ishte drejtuar drejtpërdrejt drejt zyrës së kreut të SBU-së.
Zelensky deklaroi se të gjitha shërbimet e emergjencës kanë mbërritur në vendngjarje dhe se personat e prekur nga sulmi do të marrin ndihmën e nevojshme.
Presidenti ukrainas tha gjithashtu se ka urdhëruar kreun e SBU-së, Oleksandr Poklad, që të përgatisë një përgjigje ndaj Rusisë, e cila, sipas tij, duhet t’i korrespondojë sulmit të kryer.
“Ushtria jonë do ta mbështesë këtë përgjigje”, shkroi Zelensky në një postim në rrjetin social X.
Ai nuk dha detaje të mëtejshme mbi pasojat e sulmit apo mbi numrin e personave të prekur.
