Në nisje të sesionit të ri parlamentar, më herët gjatë ditës deputetja Marjana Koçeku ka bërë të ditur se tashmë do ta ushtrojë mandatin e saj si deputete e pavarur.
Pas shkëputjes nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, Koçeku iu është drejtuar qytetarëve dhe ndjekësve të saj, duke paralajmëruar një periudhë të re politike.
Sipas saj, rikthimi i Kuvendit në aktivitet pritet të shoqërohet me zhvillime dhe përplasje të reja, në një klimë të ndikuar nga situata politike në vend.
Ndërsa, teksa Kuvendi ka nisur punimet, Koçeku është parë duke hyrë në parlament. Ajo çau gardhin metalik, duke hyrë kështu në parlament. Pritet që Koçku në këtë sezon të jetë zëri i qytetarëve, raporton gazetari Ergys Gjençaj.
Koçeku deklaroi publikisht se ishte me “flamingot” dhe se do të jetë një zë i të gjithë qytetarëve dhe nuk do përfaqësojë logon e një partie.
