Protestuesit kanë mbërritur te Drejtoria e Policisë së Tiranës, pasi më herët pati përleshje me efektivët përpara Kuvendit e më tej shkuan përpara Kryeministrisë.
Ata thirrrën në kor dhe bënë thirrje, që të lirohen protestuesit e shoqëruar në komisariate, pas përplasjeve afër parlamentit.
Bëhet me dije se 20 persona janë shoqëruar nga policia në komisariatet e kryeqytetit.
“Jo e pushtetit, Polici e Shtetit”, janë thirrjet e tyre të vazhdueshme.
Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, protestuesit kanë hedhur vezë në drejtim të makinave të deputetëve.
Me dhjetëra protestues u ndaluan, mes tyre dhe kreu i Lëvizjes Shqipëria Bëhet dhe gazetari Shpend Gashi.
