Situatë e paqartë në kombëtaren e Argjentinës, ku grumbullimi i disa prej yjeve për ndeshjet e ardhshme është në dyshim. Mes emrave që mund të mungojnë është edhe sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, i cili ndodhet në listën paraprake.

Problemet brenda Federatës Argjentinase dhe situata e presidentit Claudio Tapia kanë krijuar pasiguri rreth listës përfundimtare të kombëtares. Presidenti i federatës, Claudio Tapia, po përballet me disa beteja ligjore dhe akuza për pastrim parash, një situatë që mund të ndikojë edhe te kombëtarja argjentinase.

Nëse konfirmohet mungesa e disa prej yjeve, Lautaro nuk do të ishte i vetmi. Në dyshim janë edhe Emiliano “Dibu” Martinez, Cristian Romero, Julian Alvarez, Alexis Mac Allister dhe Rodrigo De Paul.

Një mungesë e Lautaros do të ishte një lajm pozitiv për Interin, pasi sulmuesi argjentinas do të qëndronte në Milano gjatë pauzës së kombëtareve, duke pasur mundësi të rikuperohej dhe të përgatitej më mirë për ndeshjet e ardhshme të zikaltërve. Vendimi përfundimtar për listën e Argjentinës pritet të sqarohet në ditët në vijim.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: