Profesori Kreshnik Hakrama në një intervistë në News24 deklaroi se studentët janë gjallëria e protestës.
Hakrama theksoi se studentët përballen me situatë të rënduar ekonomike. Sipas tij, studentët janë ata që po zgjojnë shpresën se Shqipëria do të bëhet një ditë. Gjithashtu, nënvizoi se diaspora do i japë impuls tubimit kundër qeverisë aktuale.
Profesori Kreshnik Hakrama: Te gjenerata Z shohim shpresën që i kishte munguar Shqipërisë. Protesta ka sjellë shumë të mira. Protesta ka rrëzuar një gur themeli të status quo-së. Diaspora do i japë një impuls më shumë, por impulsin më të madh protestës do ia japin studentët, që vuajnë shumë nga ana ekonomike.
Në Shqipëri, nxënësit kanë probleme ekonomike që në fillime të mësimeve. Protesta do jetë lulja që ne presim.
