Pamje të frikshme janë regjistruar të enjten në brigjet e Singaporit, ku një anije e madhe transporti mallrash u përplas me një anije peshkimi shumë më të vogël. Në videon e filmuar nga peshkatarët në bordin e anijes kineze të peshkimit Luqing Yuanyu 108, shihet anija e mallrave First Margaux, me flamur panamez, teksa afrohet me shpejtësi dhe përpiqet të ndryshojë drejtim për të shmangur përplasjen.

Megjithatë, manovra nuk ishte e mjaftueshme. Sekonda më vonë, anija e mallrave kalon pranë peshkarexhës, por e godet në pjesën e pasme, duke shkaktuar një përplasje të fuqishme. Nga goditja, Luqing Yuanyu 108 u përmbys dhe mori një pjerrësi të madhe në anën e majtë, ndërsa ekuipazhi u përpoq të qëndronte larg ujit dhe të përballonte situatën. Sipas të dhënave të publikuara nga faqe të specializuara për trafikun detar, incidenti ndodhi pranë një zone ankorimi të ngarkuar, ku ndodheshin një numër i madh anijesh. Kjo situatë e bëri më të vështirë manovrimin për të shmangur përplasjen.

@protothema.gr 🚨 Το υπό σημαία Παναμά First Margaux συγκρούστηκε με κινεζικό αλιευτικό – Οι Κινέζοι ψαράδες βιντεοσκόπησαν όσα έγιναν 🎥 X: surajit_ghosh2 #protothema #news #greektiktok #tiktokgreece ♬ πρωτότυπος ήχος – protothema.gr


Burimet raportojnë se First Margaux po lëvizte rreth 2-3 nyje më shpejt se anija e peshkimit kur, rreth orës 09:00 të mëngjesit, ndodhi përplasja. Goditja preku pjesën e djathtë të pasme të anijes kineze, duke bërë që ajo të rrotullohej dhe të anonte ndjeshëm. Pavarësisht përplasjes dhe futjes së ujit në bord, peshkarexha nuk u fundos. Deri në momentin e raportimit, nuk kishte informacione për persona të lënduar nga ekuipazhi i anijes së peshkimit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: