Në Komisionin e Sigurisë janë zhvilluar diskutime e debate, pas masës së dhënë nga GJKKO ndaj kreut të SHISH Vlora Hyseni.

Ivi Kaso ka kërkuar ndryshimin e agjendës së Komisioni. Gjatë fjalës së tij, Kaso akuzoi edhe kryeministrin Edi Rama, duke shtuar se “kemi të bëjmë me cedim total të institucioneve të shtetit”.

“Sot ka ndodhur e padëgjuara , kur drejtuesja e SHISH merret masë sigurie ndaj saj. Zonja rezulton të ndodhet jashtë Shqipërisë. Kemi të  bëjmë me një rënie totale të institucioneve, opozita  e ka denoncuar emërimin e kësaj zonje, në mënyrë të dyshimtë dhe në emër person të kryeministrit që sot duhet të mbajë përgjegjësi. Kryeministri doli , dha garanci se kjo duhet të ketë në dorë sekretet e shtetit. Kur opozita denonconte, kryeministri qeshte, Sot duhet të kishte pasur dorëheqje, duke nisur nga kryeministri që duhet ta ketë kaluar natën në New York, pa gjumë”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb