Kreu i PD Sali Berisha po zhvillon një konferencë me gazetarët.

Gjatë fjalës së tij, Berisha u ndal tek zhvillimet e fundit në vend, më konkretisht te masa e GJKKO ndaj kreut të SHISH Vlora Hyseni.

Berisha tha se kjo është ngjarja më e rëndë dhe se kreu i SHISH ishte në shërbim të krimit.

“Në histori keni lexuar, keni dëgjuar që shefat e shërbimeve të kenë punuar në kundërshtim me ligjet për diktatorë, për agjenci të tjera, por kjo është hera e parë që dëgjoni se shefja e shërbimit në një vend ishte në funksion dhe mbështetje të krimit. Sot prokuroria ka lëshuar urdhër arrest për Vlora Hysenin, shefen e shërbimit informativ kombëtar si bashkëpunëtore në krim, si njeri që ka shkelur betimin, ligjin dhe sekretet e shërbimit ua ka dhënë kriminelëve. Nuk ka nivel më të ulët tradhtie ndaj detyrës, ndaj ligjit se ky., tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: