Të paktën 11 persona janë vrarë pasi persona të armatosur sulmuan një shtëpi në zonën e Durbanit, në provincën KwaZulu-Natal të Afrikës së Jugut.

Sipas kryeministrit të provincës, Thamshanka Nduli, viktimat ishin mbledhur në një banesë pak para orës 23:00, kur persona të armatosur hynë me forcë dhe nisën të qëllonin. Në momentin e sulmit, në shtëpi ndodheshin 14 persona. Dhjetë prej tyre humbën jetën në vendngjarje, ndërsa një tjetër ndërroi jetë më vonë në spital. Mes viktimave është edhe një grua shtatzënë.

Tre persona të tjerë mbetën të plagosur dhe po marrin trajtim mjekësor. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të sulmit dhe identifikimin e autorëve. Sipas autoriteteve, disa prej viktimave po hetoheshin për përfshirje të mundshme në aktivitete të paligjshme, por nuk janë dhënë detaje të tjera për shkak të hetimit në vazhdim. Motivi i masakrës mbetet ende i paqartë. Autoritetet nuk e kanë përjashtuar mundësinë që sulmi të jetë i lidhur me një përplasje mes grupeve rivale.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb