Në vijim të deklaratave të tij në emisionin “Minuta e Parë” në News24, gazetari Almer Toska ka bërë një analizë të brendshme të përbërjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, duke pretenduar se brenda tij ekzistojnë ndarje të qarta interesash dhe profilesh.

Toska u shpreh se mazhoranca parlamentare nuk funksionon si një trupë e unifikuar politike, por si një bashkësi grupesh me ndikime të ndryshme.

“Sot në grupin e PS-së ka 3 formate: ka një grup me deputetë nga bandat kriminale, deputetë të Ballukut, si dhe rastin e Ramës dhe Zegjine Çaushit që janë nga kategoria e të çmendurve. Rama është me kartelë dhe Zegjineja është pa kartelë. Rama do u thotë shqiptarëve kur të ikë në fund: ‘më falni se isha me kartelë’. Është një person i çmendur që kërkon të mos i kalojë as miza.”

Gazetari tregoi gjithashtu një episod personal me kreun e qeverisë, duke sjellë si shembull një bisedë telefonike direkte lidhur me një raportim mediatik.

“Unë kam pasur një telefonatë 20 minuta me të. Bëhej fjalë për një lajm. Më vuri para përgjegjësisë sikur kisha hedhur në erë kryeministrinë dhe parlamentin. Më kërkoi shpjegime pse kisha e publikuar atë lajm.”

Në përmbyllje të analizës së tij, Toska pretendoi se mënyra se si drejtohet ekzekutivi bazohet te trysnia psikologjike ndaj vartësve dhe aftësia për të mbajtur opozitën nën kontroll.

“Rama është një person i dhunshëm dhe me atë mjet i kontrollon të gjitha. Pse Rama i ka gra vartëset e tij? Sepse i dhunon fizikisht e psikologjikisht. E ka mjet të mbajtjes së pushtetit: dhunë, presion. E ka një burim sigurie, sepse ky kontrollon opozitën. Me një opozitë legjitime, ky nuk do të ishte në pushtet,” deklaroi gazetari Almer Toska.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb