Qytetarët kanë vijuar këtë të mërkurë për të 116-ën ditë radhazi protestën kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke u rikthyer para Kryeministrisë me thirrjet për dorëheqjen e kreut të qeverisë.

Edhe në tubimin e sotëm, protestuesit kanë zgjedhur pankartat dhe mesazhet ironizuese për të shprehur kritikat e tyre ndaj qeverisë dhe institucioneve shtetërore.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në qendër të mesazheve këtë herë janë vendosur zhvillimet e fundit që lidhen me institucionet e sigurisë dhe hetimin ndaj drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni.

“Kur SHISH bën pazar për llogari të vet, këtu nuk ka më ligj, këtu s’kanë më as shtet”, shkruhet në një prej pankartave të mbajtura nga protestuesit.

“Nga Belinda te SHISH-i, krejt ekipi në pranga! Jep dorëheqjen Edi Rama, nuk të shpëton dot as banda”, është mesazhi i një tjetër pankarte.

Protesta e sotme shënon ditën e 116-të të tubimeve të njëpasnjëshme kundër qeverisë. Prej muajsh, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe marshojnë në rrugët e Tiranës, ndërsa kërkesa kryesore e artikuluar gjatë protestave mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe largimi i qeverisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb