Është zhvilluar me debate e diskutime seanca e sotme plenare.

Gjatë fjalës së tij Blendi Klosi theksoi se nuk do të marrë në mbrojtje asnjë funksionar dhe se çdokush do përballet me drejtësinë e re.

“Në sa vite ke karrierë politike, plot 22 vjet ke drejtuar këtë forcë politike në opozitë. Në 22 vjet nuk ke hequr dorë nga akuzuat mbi institucionet , nuk ke hequr dorë nga akuzat për krerë të shërbimeve. Edhe në kaq vite të opozitës, së dytë godet institucionet, godet sigurinë kombëtare, ne  e kemi dëshmuar me fakte se ajo që kemi bërë me reformën në drejtësi do të jetë standardi ynë dhe nuk do marrim asnjë funksionar në mbrojtje dhe çdo individ do përballet me drejtësinë e re. Ne nuk marrim në mbrojtje asnjë funksionar Gazidede megjithëse ishte akuzuar për të vrarë njerëz, u bë komandat i forcave të Armatosura në ’97. Sot vazhdon të jesh non grata, i akuzuar si kriminel si i korruptuari më i madh i Ballkanit”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: