Deputeti i PD-së, Klevis Balliu, ka reaguar lidhur me kërcënimin ndaj gazetares Klodiana Lala nga ish-drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni, në hyrje të GJKKO-së ditën e sotme.
Hyseni, teksa po paraqitej në gjykatë, iu drejtua Lalës me një deklaratë kërcënuese për takime të pretenduara me “agjentë serbë”.
Balliu e cilëson ngjarjen si një çështje që nuk prek vetëm gazetaren Lala, por edhe gazetarët dhe lirinë e medias në vend. Ai shprehet se një kërcënim i tillë përbën një sinjal shqetësues për të gjithë komunitetin e gazetarëve.
Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Balliu shkruan se “kërcënimi ndaj gazetares Klodiana Lala, nuk është vetëm ndaj saj, por është edhe një kërcënim ndaj gazetarëve të tjerë dhe, mbi të gjitha, ndaj vetë Edi Ramës.”
Në videon e publikuar në rrjetet sociale, Balliu ndalet te mesazhi që përcillet përmes kërcënimit ndaj gazetares, duke nënvizuar se një rast i tillë nuk duhet parë si një çështje personale që lidhet vetëm me një gazetare.
