Protestuesit vazhdojnë të marshojnë në protestën e 118 kombëtare kundër qeverisë.
Tashmë ndodhen tek 9-Katëshet, teksa bëjnë thirrje për largimin e Edi Ramës nga pushteti.
Ata bënë thirrje të fuqishme kundër largimit të qeverisë.
Një thirrje të veçantë e kishin edhe për Ergys Agasin, duke thënë “Fikni radarët”.
Me flamuj në duar, protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, që e akuzojnë se drejton një qeveri antikombëtare, të mbushur me krim e korrupsion.
