Aktivisti Gent Progni, i pranishëm në protestën e sotme, ka lëshuar akuza dhe ironizime të forta në drejtim të zyrtarëve të lartë të qeverisë, duke u ndalur te kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Gjatë fjalës së tij, Progni u shpreh se Balla merret me fotografimin e protestuesve gjatë orarit të punës në Kuvend, ndërsa nuk la pa përmendur as episodet e hedhjes së vezëve, duke i dërguar një mesazh ironik figurave që sipas tij përfshihen në debate.

“Dua të përshëndes Taulant Ballën, duke qenë se në kohën e punës në Parlament u thotë civilëve të na bëjnë foto ne, që të na nxjerrë në rrjetet sociale. Protesta dhe veza që mungon mezi pret ta marrësh, një të lyer me vezë!

Dua t’i kërkoj falje Bledi Manes, sepse nuk e kishte ai radhën i pari, por ishte Manjani në listë i pari, pastaj Albatrosi, pastaj ishe ti. E prishe pak radhën, por mos u mërzit, do ketë vezë të tjera për ty,” u shpreh aktivisti Progni gjatë tubimit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb