Këtë të martë mbahet protesta e 129-të para kryeministrisë. Profesori Lush Susaj u shpreh se të gjithë kanë dalë në protestë për të ardhmen e tyre dhe jo për çështje partiake. Susaj pati edhe një mesazh për studentët që nisën vitin akademik.
“Jemi 129 mijë herë më të motivuar se ditën e parë, do të frymëzohem më shumë. Nuk bie pre e propagandës së ndyrë qytetare. Mos harrojmë që në kushtet që jemi, ta heqim llustrëm dhe të flasim hapur. Çdo përpjekje për forume, është përpjekje mjerane. Ditën e parë dhe sot, do vijojmë të jemi këtu, kemi dalë si qytetarë të përgjegjshëm dhe jo për parti.
Suksese në vitin e ri akademik. U bëj thirrje të gjithëve që të bashkohen në grupe atdhetare, të rikthejmë universitetet në shërbim të patriotizmit. Ne jemi pa kampus universitar”- tha ai.
