ANKARA – Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan zhvilloi sot një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin, me rastin e 74-vjetorit të lindjes së kreut të Kremlinit.

Sipas Presidencës turke, gjatë bisedës dy liderët diskutuan marrëdhëniet mes Turqisë dhe Rusisë, luftën në Ukrainë, sigurinë e lundrimit në Detin e Zi, si dhe çështje të tjera rajonale dhe ndërkombëtare.

Një pjesë e rëndësishme e diskutimit iu kushtua situatës në Detin e Zi dhe përpjekjeve për të rikthyer kontaktet mes Moskës dhe Kievit.

Erdogan theksoi rëndësinë e garantimit të lundrimit të sigurt në Detin e Zi, ndërsa deklaroi se Turqia është e gatshme të kontribuojë në rifillimin e kontakteve mes Rusisë dhe Ukrainës.

Biseda mes dy presidentëve vjen në një moment kur përpjekjet diplomatike për uljen e tensioneve dhe gjetjen e një zgjidhjeje për luftën në Ukrainë mbeten në fokus të aktorëve ndërkombëtarë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb