Janik Siner ka mbyllur zyrtarisht sezonin 2026 dhe do të rikthehet në fushë vetëm në vitin e ardhshëm. Numri 1 i botës ka vendosur, në konsultim me stafi n mjekësor, të vijojë trajtimin konservativ për problemin në gjurin e djathtë, i cili e shqetëson prej më shumë se tre muajsh. Vendimi vjen pas konsultave me disa specialistë, të cilët kanë këshilluar shmangien e ndërhyrjes kirurgjikale dhe vazhdimin e terapisë.
Për momentin, Sinner do të ketë nevojë për pushim dhe do të shmangë stërvitjet me intensitet të lartë, me synimin për t’u rikuperuar plotësisht përpara nisjes së përgatitjeve për sezonin 2027.
“Bashkë me mjekët kemi vendosur se gjuri im ka nevojë për trajtim. Kjo do të thotë se viti im 2026 ka përfunduar zyrtarisht. Këtë herë duhet të mendoj për karrierën time në planin afatgjatë. Do të bëj gjithçka që është e mundur për t’u rikthyer 100%. Do të bëj gjithçka që është e mundur për t’u rikthyer 100%. Ju falënderoj për mbështetjen dhe shpresoj të shihemi së shpejti përsëri në fushë”, deklaroi Siner përmes një mesazhi në rrjetet sociale.
Italiani do të mungojë në disa prej eventeve të rëndësishme të fundit të sezonit, përfshirë turnetë e Vjenës dhe Parisit, “Six Kings Slam”, Finalet ATP, si dhe Kupën Devis. Pavarësisht ndalesës, Siner do të mbetet në krye të renditjes botërore të paktën deri në fi nalen e turneut të Vjenës, duke regjistruar 95 javë radhazi si numri 1. Pas tij, Aleksandër Zverev është vetëm 1.280 pikë larg dhe pritet ta marrë së shpejti kreun e klasifikimit.
Rikthimi i Sinerit pritet në janar, me “Australian Open”, Grand Slam-in e parë të sezonit 2027, që zhvillohet nga 11 deri më 31 janar. Ironikisht, më 26 shtator, gjatë Javës së Modës në Milano, Siner kishte thënë me shaka: “Nëse nuk jam gati në janar, atëherë kemi një problem të madh”. Sot, kjo deklaratë duket më profetike se kurrë.
