Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka kërkuar llogari para punonjësve të policisë së Shtetit, duke i kërkuar që këta të fundit të hapin rrugën.
Ai tha se protestuesit nuk e kanë me policinë por me qeverinë e korruptuar.
“Njerëzit kanë të drejtë të protestojnë. Ju jeni në perimetrin tuaj. Hapeni rrugën. Nuk e kanë me ju. E kanë me Ilri Prodën dhe të tjerë. Se kanë me ju. Largohuni. Ka ligje vendi. I keni masat atje, qëndroni atje. Hapeni rrugën. Shkoni fliteni me shefat.”, tha Balliu.
