Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona dhe ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për gjashtë të tjerë, për veprime të kundërligjshme të kryera gjatë tubimeve të zhvilluara në kryeqytet më 7 dhe 8 tetor.

Në vijim të veprimeve hetimore për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të personave të përfshirë në incidente gjatë protestave, në pranga kanë rënë shtetasit E. L., 28 vjeç, F. Rr., 29 vjeç dhe A. A., 39 vjeç.

Ndërkohë, materialet procedurale janë referuar në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për E. P., 39 vjeçe, B. M., 20 vjeç, I. T., 51 vjeç, M. C., 65 vjeç, L. B., 39 vjeç dhe E. E., 35 vjeç.

Sipas Policisë, çështja lidhet me veprat penale “Goditja për shkak të detyrës”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: