Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot më 9 tetor në Gjilan të Kosovës, ku janë vrarë dy persona dhe një tjetër është plagosur.
Dyshohet se burri ka vrarë gruan e tij dhe më pas mikun. I plagosur në këtë rast ka mbetur edhe xhaxhai i të dyshuarit.
Lidhjen familjare mes tyre e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës në një komunikatë të lëshuar për këtë rast, raporton Express.
Sipas informaconeve fillestare, dyshohet se mes të dyshuarit dhe viktimave ekziston një lidhje familjare. Dy viktimat ishin të moshës 30 vjeç. I plagosuri është duke u trajtuar në QKUK.
