Një numër i madh protestuesish kanë marrë pjesë sot në protestën e studentëve përpara Ministrisë së Arsimit.
Një pjesë e protestuesve kanë bërë edhe mbishkrime revoltuese në muret e Ministrisë së Arsimit.
“Ju erdhi fundi”, “Dorëheqje”, kanë qenë disa nga mbishkrimet tek Ministria e Arsimit.
Thirrjet e studentëve ishin “Duam të mësojmë, jo të emigrojmë”.
Studentët shprehen se kërkojnë të jetojnë me dinjitet, si bashkëmoshatarët e tyre në Europë.
