Partitë Demokrate Europiane kanë reaguar pas dhunës dhe përplasjeve të raportuara gjatë protestës së djeshme në Tiranë, duke kërkuar që kryeministri Edi Rama të mbajë përgjegjësi politike për atë që po ndodh në vend.
Në një postim në rrjetet sociale, Demokratët Europianë e cilësuan shqetësuese pamjet e publikuara nga protesta, duke veçuar edhe rastin e një të riu me këmbë të thyer rëndë, i cili u transportua nga efektivët e policisë.
“Pamjet dhe videot që vijnë nga Tirana janë thellësisht shqetësuese. Të gjithë kemi parë pamjet tronditëse të një të riu me këmbë të thyer rëndë, i cili po transportohej nga efektivët e policisë. Raportimet për përdorim të tepruar të forcës policore, përplasje të dhunshme dhe të lënduar në kryeqytet ngrenë çështje jashtëzakonisht serioze”, thuhet në reagim.
Postimi i plotë:
Imazhet dhe videot që dalin nga Tirana janë thellësisht shqetësuese.
Të gjithë i kemi parë pamjet tronditëse të një të riu me këmbë të thyer rëndë, i cili po merret me vete nga oficerët e policisë. Raportet për forcë të tepruar policore, përleshje të dhunshme dhe lëndime në të gjithë kryeqytetin ngrenë pyetje jashtëzakonisht serioze.
Edi Rama duhet të marrë përgjegjësi politike për atë që po ndodh. E ardhmja evropiane e Shqipërisë nuk mund të ndërtohet mbi konfrontimin ose gërryerjen e besimit demokratik. Ajo kërkon dialog, llogaridhënie, respekt për të drejtat themelore dhe sundimin e ligjit.
