Gazetarja Xhensila Kodra ka dhënë detaje në lidhje me protestuesit e shtruar tek Spitali i Traumës, pas dhunës policore në protestë.

Siç bën me dije gazetarja, heroi Klevin Metaj ndodhet në spital dhe se edhe familjarët nuk janë duke u lejuar që ta takojnë.

Ndërkaq, 19-vjeçari që theu këmbën në protestë është në operacion. Po ashtu, operacionit do i nënshtrohet edhe i moshuari, që u qëllua me shkop gome nga policët në bulevard.

Gazetarja Xhensila Kodra: 6 persona të lënduar nga protesta po marrin trajtim. 19-vjeçarit që iu thye këmba do i nënshtrohet operacionit. Edhe një i moshuar do të ketë po ashtu do ketë një ndërhyrje tjetër.

Tre persona të tjerë janë duke marrë ndihmë mjekësore, ku dy do të vazhdojnë të jenë të shtruar, për shkak të dhunës policore. Ndihmë mjekësore po merr edhe Klevin Metaj, protestuesi hero, djali i gazetares Brikena Metaj. Klevin Metaj ndodhet tek Trauma, ndërsa familjarët nuk lejohen ta vizitojnë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: