Protesta e sotme e studentëve dhe e nxënësve është përshkallëzuar akoma më tepër.

Gjimnazistët e gjimnazit “Arben Broci” kanë bllokuar rrugën. Janë një numër shumë i madh gjimnazistësh, që kanë dalë në rrugë. Pritet që gjimnazistët të bashkohen me njëri-tjetrin.

Ndërkaq, edhe studentë të shumtë kanë dalë në rrugët e kryeqytetit. Një nga studentet deklaroi se jetesa është shumë e shtrenjtë dhe se nuk ia del dot.

Studentja: Po shkojmë pas personave që po protestojmë. Shprehim pakënaqësitë tona. Çdo gjë është shumë skandaloze dhe ia vlen që të protestojmë.  Jetesa është shumë e shtrenjtë, nuk ia dalim dot.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: