Sot më 3 nëntor u mbajt protesta e 22-të studentore kundër qeverisë, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Siç raporton gazetari Renaldo Salianji, policia ka gjobitur disa protestues. Mirëpo, protestuesit kanë refuzuar të paguajnë gjobën, ku shkruhet se është bllokuar qarkullimi normal i automjeteve.

“Me të gjithë qytetarët që unë kam biseduar, asnjëri nuk e ka paguar gjobën e policisë. Ata kanë thënë se nuk e paguajnë gjobën, sepse kanë protestuar në mënyrë paqësore dhe se nuk kanë penguar asnjë qarkullim automjetesh”, tha gazetari Salianji.

Gazetari Renaldo Salianji: Qëndresa e qytetarëve vazhdon përpara Kryeministrisë.

Ka pasur thirrje nga policia me megafon, se do të gjobiten, nëse nuk largohen. Disa nga protestuesit në këtë protestë, i kanë thënë policisë se kanë lajmëruar efektivët për protestën dhe gjobat janë të paligjshme. Ka pasur shoqërime të disa qytetarëve, ku janë njohur edhe me gjobën. Është një gjobë 50 mijë lekë të vjetra për bllokim të makinave.

Akti normativ është akti i miratuar nga qeveria dhe thuhet se qytetari do ndëshkohet me 50 mijë lekë. Ka pasur shoqërime të qytetarëve, shkojnë në komisariat dhe gjobiten. Qytetarët kanë refuzuar që të paguajnë gjobën e kanë shkruar në fletën e gjobës “Rama ik”.

Me qytetarët që kam biseduar ata janë shprehur se kanë protestuar paqësisht e nuk kanë bllokuar qarkullimin e makinave.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb