Një nga qytetarët në protestën e thirrur nga PD ka reaguar me tone të ashpra, duke komentuar qëndrimin e protestuesve dhe duke bërë një krahasim të Ramës me ish-diktatorin Enver Hoxha.
“E morën si më të butë ata, paqësorë, paqësorë, tani komunistët nuk dinë ku të fusin kokën. Ju shoftë fara e fisi atij Edi Ramës, që është si Enver Hoxha i dytë. Ishalla ikën e shpëton rinia, se për ne e mori ferra uratën”, u shpreh qytetari.
Ai shprehu shpresën se largimi i kryeministrit do t’i hapë rrugë një të ardhmeje më të mirë për të rinjtë.
