Jo vetëm lojtarët në fushë, një spektakël më vete dhuruan tifozët në shkallët e stadiumit “Air Albania”, ku si gjithnjë nuk mungoi mbështetja e tyre e zjarrtë, por dhe përcjellja e mesazheve. Ashtu siç pritej, mendimi i tyre i parë, banderola e tyre kryesore, shkoi për Erjon Vishkullin, anëtarin e grupit TKZ, i cili pësoi një dëmtim të rendë gjatë protestave studentore.

“Vetëm fitore”, ishte mesazhi i shfaqur në stadium, shoqëruar me një imazh me syrin e plagosur të Vishkullit.

Nuk mungoi as në këtë sfidë thirrja e tyre në korr: “Rama jepe dorëheqjen”. Ajo që ishte më e rëndësishmja, për 90 minuta tifozë në “Air Albania” mbështetën lojtarët kuqezi drejt suksesit 2-0 përballë Finlandës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb