PRISHTINE – Një granatë dore ka shpërthyer në orët e vona të natës në oborrin e Radio Televizionit të Kosovës.
Sipas mediave në Kosovë, shpërthimi ka ndodhur saktësisht tek transmetuesi i valëve të RTK-së.
Mësohet se në momentin e shpërthimit në godinën e RTK-së ka pasur gazetarë dhe punonjës të tjerë të stafit, të cilët janë tronditur nga shpërthimi i fuqishëm, por fatmirësisht nuk ka patur të lënduar.
Policia e Kosovës ka rrethuar objektin e televizionit dhe është duke ekzaminuar provat në vendngjarje.
[fbvideo link=”https://www.facebook.com/gezim.bimbashi.1/videos/632417033584719/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]
“RUGOVASIT” MARRIN PËRSIPËR SULMIN
Sulmi është marrë përsipër nga grupi “Rugovasit”. Në një njoftim, ata kanë bërë të ditur se RTK-në e kanë sulmuar me arsyetimin se është rreshtuar krah qeverisë.
“Rugovasit” kanë paralajmëruar sulme më të ashpra kundrejt qeverisë.
Njëkohësisht, ata u kanë bërë thirrje gazetarëve ta mbrojnë Kosovës duke raportuar realitetin. Eshtë pikërisht ky grupim që është bërë I njohur së fundmi për granatën që hodhën pak ditë më parë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.
DENOHET SULMI
Qeveria e Kosovës ka dënuar ashpër ngjarjen, duke e cilësuar sulm ndaj fjalës së lirë. Presidenti i vendit, Hashim Thaçi duke dënuar sulmin ka ftuar të gjithë politikanët që të ndalojnë diskursin e tyre linçues ndaj mediave. Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Vesili është shprehur se hedhja e mjetit shpërthyes mbi Radio Televizionin e Kosovës, përbën një veprim kriminal. Edhe Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e kanë dënuar këtë sulm.
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut e quajti një presion mbi transmetuesin publik! RTK po përballet me vështirësi të mëdha materiale ku po rrezikohen edhe pagat e të punësuarve.
(er.nu/BalkanWeb)