ITALI – Vajza adoleshente e një familjeje shqiptare në Itali, është zhdukur prej katër ditësh, pa lënë asnjë gjurmë. Ajo duhet Polina Metani dhe është vetëm 16-vjeçare. Prindërit e saj kanë bërë apel për ndihmë në emisionin “Chi l’ha visto?” në Rai3.

16-vjeçarja është larguar nga shtëpia në datën 26 shtator dhe që nga ajo ditë nuk e ka parë më askush. Familja i ka humbur të gjitha gjurmët e vajzës dhe kërkon ndihmën e autoriteteve dhe të kujtdo tjetër, që mund ta ketë parë, apo që ka informacion rreth vendndodhjes së saj.

Vajza është e gjatë 160 cm, flokë dhe sy kafe të errët dhe në momentin që doli nga banesa kishte veshur një xhup ngjyrë blu, bluzë të bardhë me të shkruara të kuqe, xhinse dhe një çantë ngjyrë rozë.

Polina studionte në institutin profesional Einaudi në Pistoia dhe sipas shoqeve të saj, ajo ankohej shpesh për rregullat e rrepta që i kishte vendosur i ati.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: