TIRANË-Pas video-skandalit me policët e qarkullimit rrugor që transmetoi News24 dhe BalkanWeb, në pranga vihet shtetasja Alma Martini, 40 vje, protagonistja në pamje.

Burime nga policia pohojnë se Alma Martini akuzohet për ‘goditje të policisë në detyrë’. 40-vjecarja u konfliktua me policët, dhe këta të fundit iu përgjigjën me dhunë duke i dhënë shuplaka dhe kapje për flokësh.
Për skandalin, 2 policët u pezulluan dje nga detyra, menjëherë pasi video u bë publike. Kurse sot në pranga u vu 40-vjecarja Alma Martini.
Ngjarja ndodhi të shtunën rreth orës 15:30, në një nga zonat më të populluara të kryeqytetit, pranë stadiumit “Dinamo”. E gjithë zënka është regjistruar nga një kamera amatore, e cila u transmetua mbrëmjen e djeshme në televizionin “News 24″. Qytetarja e dhunuar është identifikuar si Alma Martini, 40 vjeçe, nga Lezha. U bë e ditur se konflikti ka nisur pasi 40­vjeçarja ishte gjobitur nga punonjësit e policisë për një kundërvajtje rrugore me automjetin e saj tip “Renault”. Kjo  masë nuk është pranuar prej saj. Në momentin që qytetarja ka hedhur fletën e gjobës, asaj i ka rënë në tokë edhe kartoni i patentës, send që është kapur nga njëri prej policëve. Më pas konflikti ka vijuar me ofendime nga të dyja palët, çka ka precipituar më pas në konfrontim fizik.
alma

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, reagoi mbrëmë në lidhje me videon.
“Pavarësisht çdo rrethane, punonjësi i policisë duhet të sillet sipas ligjit. Falënderoj Policinë për pezullimin e punonjësve të policisë deri në sqarimin e plotë dhe marrjen e masave për çdo shkelje të rregullave gjatë ushtrimit të detyrës. Falënderoj ‘News 24′ për kontributin. Kemi shumë rrugë deri në përsosjen e Policisë së Shtetit, për ta kthyer në institucionin që duam, në këtë rrugë, duhet të jemi të gjithë bashkë, institucione, media dhe mbi të gjitha qytetarët, ka shkruar Tahiri në faqen e tij në Facebook.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb