LEZHE- Policia e Lezhës arrestoi në flagrancë shtetasin Petrit Deda (Kola), vjeç 32, banues në Pukë, pasi në ora 02.30, në qytetin Lezhë, po lëvizte si pasagjer me mjetin Fuoristradë me targa AA264DP që drejtohej nga shtetasi Gentjan Doda, i pa pajisur me leje drejtimi.

Gjatë shoqërimit ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë, fyer patrullën e përgjithshme si dhe gjatë shoqërimit ka thyer me grusht xhamin e pasmë të mjetit Policia 2209.

Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën të “Shkatërrim prone” dhe “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, nenet 150 dhe 236 të Kodit Penal.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb