TIRANE- Fitorja e Donald Trump në SHBA, duket se zbuti edhe politkanët shqiptarë të pranishëm në mëngjesin presidencial të Amerikës, të ftuar nga ambasadori Donald Lu. Pasi e pamë të shtrëngonte duart me kundërshtarin politik Ilir Meta, Basha gjeti rastin të përgëzojë Trump. Ai tha se me fitoren e tij i dha mesazh mbarë botës, se në demokraci vendos vota.

“I dërguam nëpërmjet ambasadorit Lu urimet më të përzemërta në emër të së djathtës shqiptare dhe të shumicës dërrmuese të shqiptareve për zgjedhjen e tij si president. Ky është mësim i çmuar që populli amerikan i dha mbarë botës se vota që është ajo që vendos në demokraci, se fatin e përcaktojnë vetë amerikanët. Ky është një mesazh kuptimplotë në demokracinë shqiptare që po kalon ditë të errëta”,- tha Basha.

“Vendimi është i popullit amerikan, urimet më të përzemërta për zgjedhjen e tij, besoj se do shërbejë edhe për forcimin e marrëdhënieve dhe rimëkëmbjen e demokracisë shqiptare”.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb