DURRES- Mjekja pediatre nga Durrësi, Vera Koço, bashkë me disa familjarë të saj i kanë shpëtuar mrekullisht një aksidenti në autostradën Tiranë-Durrës në orët e para të mëngjesit të sotëm, por diçka e ka befasuar atë.

Ndonëse ka pësuar fraktura në këmbë, gazetarja Klodjana Haxhiaj ka mësuar një detaj mjaft interesant nga aksidenti. Haxhiaj bën të ditur për “BalkanWeB” se personi i parë që i ka ardhur në ndihmë mjekes ka qënë reperi Noizy.

Vetë mjekja gjatë transportit për të spital ka deklaruar se këngëtari ka bërë të pamundurën për t’ju ardhur në ndihmë me çfarë mundej.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të Maminasit në orën 05 e 20 minuta. Mjekja ka pësuar frakturë në një këmbë, ndërsa familjarët e saj kanë shpëtuar fatmirësisht pa lëndime serioze.

Policia e qarkullimit rrugor bëri me dije për “BalkanWeb” se mjeti që drejtohej nga kunati i mjekes është përplasur me një kamion. Vetura me të cilën udhëtonte mjekja i ka rënë nga pas kamionit e për pasojë mjekja ka thyer këmbën, ndërsa kunati dhe motra e saj nuk kanë pësuar lëndime serioze.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb