Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Ferdinand Ruko pas vrasjes së gruas së tij. 3 ditë më parë, Rukaj pas një debati me bashkëshorten e tij Liljana Ruko, e zhveshi në banjo dhe e hodhi nga dritarja e katit të katërt.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Kryengritja të Fierit”,  ku 43-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve, gjeti vdekjes rrugës për në spital.

Gjatë seancës gjyqësore Ferdinand Ruko nuk foli asnjë fjalë për shkak të gjendjes së rënduar emocionale.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb