U zhvilluan gjatë mesditës së sotme disa nga ndeshjet e javës së 15 të Bundesligës gjermane.
Shalke e Donis Avdijajt dhe Frajburgu i Amir Abrashit barazuan mes tyre me rezultatin 1-1. Niderleçner kaloi Frajburgun në avantazh në minutën e 64-t, por 10 minuta më vonë ukrainasi Konopljanka barazoi shifrat për vendasit. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Donis Avdijaj, u aktivizua në këtë ndeshje në minutën e 68, ndërsa mesfushori i kombëtares shqiptare, Amir Abrashi, u fut në lojë në minutën e 79.
Këlni i Mërgim Mavrajt doli me 1 pikë nga transferta ndaj Verder Bremenit teksa ndeshja u mbyll në barazim 1-1.

Rudnevs kaloi Këlnin në avantazh në minutën e 28, por Gnabri vendosi baraspeshën në minutën e 40. Mbrojtësi shqiptar u aktivizua si titullar për 90 minuta të plota në këtë takim.
Në ndeshjet e tjera, Lajpcigu u rikthye te fitorja teksa mposhti në shtëpi me rezultatin 2-0 Hertën e Berlinit. Fitore vendasish edhe në dy ndeshjet e tjera. Mainci fitoi me rezultatin 3-1 ndaj Hamburgut, ndërsa Augsburgu mposhti 1-0 Borusian e Mynshengladbahut.

Pas këtyre ndeshjeve, Lajpcigu u ngjit në kuotën e 36 pikëve duke marrë përkohësisht vendin e parë. Këlni mban vendin e 7 me 24 pikë, Frajburgu renditet i 10-i me 20 pikë, ndërsa Shalke e 11-a me 18 pikë./Panoramasport.

[fbvideo link=”” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]

 

[fbvideo link=”” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: