E kemi parë gjithmonë nën kostumin e zyrtarit, ndërsa sot kryetari i Kuvendit dhe lideri i LSI-së, Ilir Meta shfaqet ndryshe.

Në një foto shihet se ai kërcen në një ceremoni festive në Dibër, ndërsa në valle është edhe deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu dhe të rinjtë dibranë.

ilir-meta-me-qeleshe

Shoqëruar nga vajza të veshur me kostume popullore, Meta hedh vallen dibrane duke qeshur, aq më tepër kur bëhet fjalë për Dibrën, vendi ku ka lindur dhe bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: