IRAK- Sipas raportit të fundit të UNESCO-s, Gjysma e 57 milionë fëmijëve që aktualisht nuk shkojnë në shkollë jetojnë në zonat e konfliktit. Pavarësisht thirrjeve urgjente nga komuniteti ndërkombëtar për të adresuar këtë problem, disa nga shkollat e këtyre zonave vazhdojnë të jenë shënjestër e sulmeve të shumta, ndërsa të tjerat shërbejnë si strehë. Si e përballojnë nxënësit këtë gjë? Nga vizitat që janë bërë në disa zona të prekura nga lufta dhe konflikti është zbuluar se:

Në Irak – shkollat përdoren si vendstrehim
Në Irakun verior, mijëra njerëz të minoritetit Yazidi janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre për shkak të sulmeve vdekjeprurëse që kanë ndodhur kohët e fundit.
Në këtë krahinë Kurde, duke qënë se shumë shkolla tani shërbejnë si qendra strehimi për familjet e zhvendosura, është e pamundur që nxënësit të zhvillojnë mësim në këto ambiente shkollash.

Në Ukrainë – vështirësi për integrim në shoqëritë e reja
Për familjet që janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre nga konflikti mund të jetë e vështirë për t’u integruar në shoqëritë e reja me gjuhë dhe kultura të ndryshme. Në raportin për Ukrainën është përmendur situata e fëmijëve të familjeve të zhvendosura nga Krimea dhe përpjekjet e disa mësuesve për t’i ndihmuar ata.

Në Afganistan – duke mësuar për paqen
Në Afganistan, si pasojë e dekadave të luftës shumë të rinj janë rritur përkrah dhunës dhe gjakderdhjes. Sipas raportit të UNESCO-s, në një projekt me të rinj afganë punohet për t’i inkurajuar ata që të refuzojnë dhunën dhe agresionin dhe të përkrahin paqen duke shpresuar se kjo do të sjellë një ndryshim pozitiv në jetën e rinisë së vendit.

 

(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb