KOSOVE– Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë për agjencinë e lajmeve ‘Reuters’ se Beogradi po planifikon të “përvetësojë një pjesë të veriut të Kosovës, ashtu siç Rusia ka aneksuar Krimenë”.
Thaçi ka folur për problemin e fundit mes Kosovës e Serbisë që u shkaktua me trenin që ilegalisht deshi të kalojë kufirin.Ai e ka quajtur veprimin e Serbisë provokim me qëllim që më pas të ndërhyjë ushtarakisht në Kosovë dhe të aneksojë pjesën veriore të Kosovës.

“Qëllimet e Serbisë janë që të përdorë trenin, të dhuruar nga Rusia, fillimisht për ta shkëputur pjesën veriore të Kosovë dhe më pas t’ia bashkojë Serbisë. Është modeli i njëjtë si në Krime”, pohoi Thaçi.

‘Reuters’ ka cituar edhe presidentin e Serbisë, Tomislav Nikolic, i cili pohoi se nëse sulmohen serbët në Kosovë, ai do të dërgonte ushtrinë menjëherë.
“Nëse janë duke u vrarë serbë, ne do të dërgojmë ushtrinë, të gjithë ne do të shkojmë. Edhe unë vete do të shkoj, nuk do të ishte hera ime e parë- pohoi Nikolic, ish-anëtar i partisë ultranacionaliste serbe të radikalëve dhe në vitet 90-ta ka luftuar krah paramilitarëve në Kroaci.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: