Policia spanjolle ka vënë në pranga dy të rinj shqiptarë, njëri 25 dhe tjetri 30-vjeç për një sërë grabitjesh në Madrid, ndërsa identitetet e tyre nuk bëhen të ditura për arsye hetimi.
Mediat spanjolle raportojnë se shqiptarët ishin kthyer në tmerrin e lagjeve të pasura të Madridit, pasi vetëm në pak muaj kishin grabitur 12 banesa.
Ata i mbanin nën vazhdim për një farë kohe pronarët, studionin lëvizjet e tyre dhe më pas vepronin kryesisht në orët e mbrëmjes.
Shënjestra e tyre ishin kryesisht vilat, ku pasi kalonin murin rrethues, thyenin xhamat e dritareve të katit të parë dhe futeshin brenda për të marrë sende me vlerë dhe para.
Ka qenë dëshmia e një pronari ajo që ka identifikuar dy shqiptarët, të cilët i kishin vjedhur i kishin vjedhur stoli me vlerë 15 mijë euro.
(ma.ar/BalkanWeb)