Presidenti amerikan Donald Trump, nënshkroi të mërkurën urdhra ekzekutivë për ndërtimin e një muri përgjatë kufirit jugor të vendit me Meksikën për të penguar emigrimin e paligjshëm. Gjatë fushatës Trump ishte shprehur se muri do ndërtohet me lekët e Meksikës.

Ndërkohë sipsas asaj që raporton BBC Presidenti aktual i Meksikës, Enrique Peña Nieto hedhur poshtë këtë fakt. Meksika nuk do të paguajë për murin kufitareme SHBA, ka thënë në një mesazh drejtuar kombit presidenti i Meksikës Enrique Pena Nieto. Ai tha se “Meksika nuk beson në mure”.

Por ai nuk e përmendi anulimin apo shtyrjen e një udhëtim në Uashington më 31 janar për të takuar presidentin e ri amerikan Donald Trump, ku do jetë dhe lideri I parë në botë që do të takojë presidentin e ri amerikan. Z. Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për një “barrierë të pakalueshme fizike” dhe ka insistuar që Meksika do të rimbursojë SHBA për të, pra Meksika do ta paguajë murin.

“Kjo vjen, ndërsa vendi ynë po bisedon për rregulla të reja bashkëpunimi, tregtie, investimi, sigurie dhe emigrimi në rajonin e Amerikës Veriore. Si president marr të gjitha përgjegjësitë për të mbrojtur interesat e Meksikës dhe meksikanëve. Bazuar në raportin final të funksionarëve në Uashington dhe me këshillimin e Dhomës së Tregtisë, guvernatorët, unë do të vendos hapin e ardhshëm që duhet të marrë. Meksika ofron miqësinë e saj me popullin amerikan dhe dëshirën e tyre për të arritur një marrëveshje me qeverinë e tyre. Marrëveshjet do të jenë në favor të të dy shteteve, si Meksikës dhe SHBA-së”, u shpreh presidenti i Meksikës Enrique Peña Nieto.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb