Aktori i ri i Hollywood Frederick Jay Bowdy ka qëlluar veten me pistoletë në kokë ndërkohë që gjithçka ndodhi LIVE në rrjetin social Facebook.
Aktori 33-vjeçar hyri në Facebook rreth orës 05.30 të mëngjesit dhe u tha ndjekësve të tij se do i jepte fund jetës.
Një pjesëtar i familjes së Bowdy-t pa videon e tij online dhe menjëherë njoftoi policinë e Los Anxhelesit për të shkuar në vendngjarje.
Në momentin që oficerët e policisë shkuan në vendin ku ndodhej 33-vjeçari e gjetën atë të mbuluar në gjak në makinën e tij, në rrugën Crumpston.
Pasi lajmi për vetëvrasjen e aktorit u shpërnda online, miqtë e tij shprehën keqardhjen për ndodhinë shokuese.
“Kurrë nuk do ta harroj zërin e tij, dhimbjen, lotët dhe çdo gjë që ai tha. Të shkrepurën e armës dhe gjakun që shpërtheu,” shkruante një komentues që e kishte parë të gjithë ngjarjen.
Kohët e fundit, Browdy po vuante disa akuza për abuzim seksual. Ai u bë i njohur për filmin e tij “Prepper” që doli vitin e kaluar. Rastet e vetëvrasjeve që hidhen LIVE në Facebook janë shtuar shumë në SHBA.
(e.f/BalkanWeb)