Sokol Cikalleshi nuk do të jetë më pjesë e ekipit të Bashakshehir për pjesën e mbetur të sezonit. Sulmuesi pas afrimit të Adebayor në skuadër do t’a kishte pothuajse të pamundur për të marrë minuta dhe për këtë arsye është transferuar tek ekipi i Akhisar Belediyespor, po në Superligën e Turqisë.

Kartoni i lojtarit edhe pse ka ndërruar ambjent vijon t’i mbetet Bashakshehir për arsyen se në fund të sezonit ai do të rikthehet sërish. Në këtë mënyrë ai nuk është shitur, por është dhënë në formë huazimi për pjesën e mbetur të kampionatit.
gytfuy4ihv
Pas një sezoni të sukseshëm vitin e kaluar, Cikalleshi nuk ka mundur të ruajë formën e tij edhe në vitin pasardhës. Kjo ka bërë që kavajasi në këtë sezon të aktivizohet shumë pak, vetëm në dy takime në kampionat dhe disa ndeshje në kupë.

Me lëvizjen e re, Cikalleshi shpreson të gjejë formën e duhur dhe të rikthehet tek Bashakshehir igatshëm për të luftuar për një vend në formacion. Gjithashtu kjo shihet si një dritare edhe për t’u rikthyer në kombëtare pasi në grumbullimin e fundit sulmuesi nuk ka qenë pjesë e kuqezinjvë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb