TIRANE –Rekomandimet e sasisë ditore të racioneve ushqimore për fëmijët e moshës nga 1 – 12 vjeç
Mosha 1-3 vjeç
Drithëra
Bukë: ½ fetë
Oriz, makarona, patate: ¼ -1/2 filxhan*
Drithëra si tërshërë, kuinoa, elb: ¼ – ½ filxhan
Petë byreku, pite, kulaç: 20gr
Trahana: 1 lugë të madhe
Perime
Të gatuara ose pure: 2-4 lugë të mëdha
Të pa gatuara: disa copëza (jo të forta), nëse fëmija mundet të bluajë mirë
Fruta
Të plota: banane, mollë, pjeshkë, etj: ½ -1 të vogël, në rast se fëmija bluan mirë
Komposto: 2-4 lugë të mëdha
Lëng: jo më shume se 90-120ml shkruan Shëndeti.
Qumësht & nënprodukte
Qumësht, kos: 60 – 120ml
Djathë: 20gr
Mish, peshk, shpend, vezë
Mish, pule, peshk: 30 – 60gr
Vezë: ½ – 1
Gjalpë kikiriku ose bajamesh: 1 lugë të madhe
Fasule të gatuara: 4-5 lugë (thjerrëza, fasule, qiqra).
*Në këtë moshë duhet bërë shumë kujdes me ushqime në formë kokrrash, si fasulet, kikirikët, qiqrat, bajamet, lajthitë, qershitë, pasi përbëjnë rrezik mbytjeje.
Mosha 4-6vjec
Drithëra
Bukë: 1 fetë
Oriz, makarona, patate: ½ filxhan
Drithëra si tërshërë, kuinoa, elb: ½ filxhan
Petë byreku, pite, kulaç: 30gr
Trahana: 1 lugë të madhe
Perime
Të gatuara ose pure: 3-4 lugë të mëdha
Të pa gatuara: disa copëza
Fruta
Të plota: banane, molle, pjeshkë: ½ – 1 të vogël
Komposto, pure: 4 – 8 lugë të mëdha
Lëng: 120ml
Qumësht & nënprodukte
Qumësht, kos: ½ – ¾ filxhan
Djathë: 30gr
Mish, peshk, shpend, vezë
Mish, pule, peshk: 30- 60gr
Vezë: 1 – 2
Gjalpë kikiriku ose bajamesh: 2 lugë të mëdha
Fasule të gatuara: 4-8 lugë (thjerrëza, fasule, qiqra).
Mosha 7 – 12 vjeç
Drithëra
Bukë: 1 fetë
Oriz, makarona, patate: ½ filxhan
Drithëra si tërshërë, kuinoa, elb: ½ filxhan
Petë byreku, pite, kulaç: 30gr
Trahana: 1 lugë të madhe
Perime
Te gatuara ose pure: ½ filxhan
Te pagatuara: ½ – 1 filxhan
Fruta
Të plota: banane, mollë, pjeshkë: 1 – 2 të vogla
Komposto: 8 lugë të mëdha
Lëng: jo më shumë se 150ml
Qumësht dhe nënprodukte
Qumësht, kos: 1 kupe
Djathë: 45gr
Mish, peshk, shpend, vezë
Mish, pule, peshk: 60gr
Vezë: 1 – 2*
Gjalpë kikiriku ose bajamesh: 2 lugë të mëdha fasule të gatuara: 1 filxhan (thjerrëza, fasule, qiqra)
(er.cu/BalkanWeb)
