Policia e Shtetit vijon operacionin masiv në të gjithë vendin për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Operacioni po zhvillohet nga toka dhe nga ajri, ndërsa janë angazhuar rreth 4200 punonjës policie.
Në operacion janë përfshirë dhe strukturat e policive vendore e të krimit të organizuar.
Po kështu marrin pjesë edhe efektivë të FNSH me helikopter për kontrollin e zonave me risk e në terren të vështirë malor.
Policitë Vendore po kryejnë kontrolle të imtësishme në çdo magazinë, depo, tunele, sera e ambiente të braktisura.
Sipas të dhënave zyrtare, kontrollet por bëhen në të gjitha ato vende ku 10 vitet e fundit janë evidentuar bimë narkotike të kultivuara. Operacioni do të vijojë përgjatë gjithë ditës.
(m.k/BalkanWeb)