Pak vite më parë, ish-portieri i San Paolos dhe Atletiko Mineiros, Bruno Fernandes, i shokoi të gjithë kur u bë autor i një vrasje makabre. Braziliani vrau me vetëdije ish-të dashurën e tij, Eliza Samudio, dhe trupin ua hodhi qenve për ta ngrënë.
download
Në vitin 2013 gjykata vendosi t’a dënojë me 22 vite burg, por tani Fernandes ka përfituar ulje dënimi dhe është liruar para kohe.

Sipas mediave braziliane, 32-vjeçari planifikon të rikthehet në arenën sportive. Por, për “killerin” brazilian është bërë peticion nga 15 mijë persona, të cilët u bëjnë thirrje klubeve të heqin dorë prej tij.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb